Dritë jeshile për tregun e kriptove

Autoriteti mbikëqyrës i tregjeve financiare në Zvicër, FINMA, ka dhënë zyrtarisht dritën jeshile për lançimin e fondit të parë të shkëmbyer në bursë (ETF) për bitkoin, i cili është i dedikuar për një rreth të gjerë investitorësh. Ky vendim shënon një pikë kthese për tregun financiar zviceran, i cili deri më tani ofronte vetëm produkte kripto të tipit ETP (Exchange Traded Products) ose fonde të kufizuara vetëm për investitorë të kualifikuar apo profesionalë.

Çfarë do të thotë kjo për qytetarët?

Kufizimet e mëparshme e pengonin investitorin mesatar që të qasej drejtpërdrejt në këto produkte me mbrojtje të plotë rregullatore. Tani, miratimi nga FINMA hap rrugën për investitorët me pakicë që përmes një instrumenti financiar të rregulluar të kenë ekspozim ndaj bitkoin-it, gjë që konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt adoptimit masiv të kriptovalutave në Zvicër.